Sporti

Juventusi kërkon një sulmues nga Dortmundi në janar

12/26/2024 21:40
nga:Lorik J

Juventus planifikon të forcojë sulmin e tyre gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Njeriu për këtë pozicion, i identifikuar nga Juve, është Malen nga Borussia Dortmund, raportojnë mediat në Itali.

Në Allianz Stadium nuk besojnë se kthimi i Arkadiusz Milik nga lëndimi do të mjaftojë në pranverë dhe për këtë arsye e duan sulmuesin holandez.

Vetë Malen e humbi vendin e titullarit në skuadrën e Nuri Sahin këtë sezon dhe megjithëse ka 20 paraqitje në të gjitha garat me 5 gola dhe 1 asistim, ai ka gjithsej nën 1000 minuta.

Kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi Malen ka kontratë me “verdhezinjtë” deri në verën e vitit 2026 dhe Borussia nuk do të negociojë për një shumë më të ulët se 30 milionët për të cilat Malen u ble nga PSV Eindhoven në vitin 2021.

/GazetaBlic Sport