Paul Pogba doli këtë javë për të thënë se dëshiron të qëndrojë në Juventus dhe të provojë veten si futbollist pasi ka vuajtur një dënim prej 18 muajsh nga dopingu.
Megjithatë, drejtori sportiv i Juventusit, Giuntoli, ka hedhur poshtë këtë mundësi.
“Pogba ishte një lojtar i madh, por ne kemi plane të ndryshme tani. Ne kemi investuar në lojtarë të ndryshëm dhe ekipi ynë tani është i kompletuar”, tha Giuntoli.
Pogba tani do të bëhet lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Juventusin është ndërprerë. Lojtari thuhet se ka oferta nga ekipe në Francë si Marseille.
Fituesit francez të Kupës së Botës iu përmbys karriera pasi u pezullua për katër vjet pasi doli pozitiv për doping. Megjithatë, denimi u ul në 18 muaj pas një apeli. Lojtari tani pritet të kthehet në aksion në mars të vitit 2025.
/GazetaBlic Sport


