Sporti

Juventusi ia cakton çmimin Chiesas

06/25/2023 08:42
nga:E K

Federico Chiesa mund të ndryshojë ambient në afatin kalimtar të verës.

Sipas asaj që raporton Gazetta dello Sport, Juventusi ia ka caktuar çmimin objektivit të Liverpoolit, Chiesas.

“Zonja e Vjetër” kërkon të paktën 60 milionë euro për kartonin e italianit.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigjja e anglezëve.

Kurse, përveç Liverpoolit, në garë për shërbimet e Chiesas është edhe Aston Villa.