Sporti

Juventusi i uron fat Zhegrovës: Paç fat Edon!

03/26/2026 16:38
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Juventusit ka reaguar para ndeshjes së rëndësishme të përfaqësueses së Kosovës kundër Sllovakisë, duke i uruar fat sulmuesit kosovar Edon Zhegrova.

Gjiganti italian ka shpërndarë një mesazh mbështetës për yllin e tyre, i cili pritet të jetë një nga lojtarët kyç në këtë përballje të rëndësishme për Kosovën.

Në këtë mënyrë, “Zonja e Vjetër” ka treguar përkrahjen ndaj futbollistit të saj para sfidës ndërkombëtare, transmeton GazetaBlic Sport.

Ky gjest i klubit italian shihet si një motiv shtesë për Zhegrovën dhe përfaqësuesen e Kosovës, të cilët synojnë një rezultat pozitiv në këtë takim.