Angel Di Maria nuk do të jetë një përforcim i Juventusit.
Sipas Gazzetta Dello Sport, klubi torinez ka hequr dorë nga transferimi, me kosto zero, të sulmuesit argjentinas, përcjell Gazeta
Prej disa javësh, El Fideo, të cilit i mbaroi kontrata me Paris Saint-Germain, kishte në dorë një ofertë nga Juventusi (shtatë milionë euro për një kontratë njëvjeçare) por nuk u përgjigj asnjëherë, as përgjigje pozitive apo negative.
Drejtuesit italianë u lodhën duke pritur dhe hoqën dorë nga Di Maria.
/GazetaBlic Sport/