Kanë poërfuduar ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Juventusit ka fituar derbin e madh ndaj Chelseat me rezultatin minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Federico Chiesa, 10 sekonda pas fillimit të pjesës së dytë. Juventusi tani ndodhet në vendin e parë në grup me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, kurse Chelsea pozicionohet në vendin e dytë me tre pikë.
Në Portugali, Barcelona u “trondit” nga Benfica, duke u mposhtur me rezultatin e thellë 3-0.
Nunez dy herë dhe Rafa Silva shënuan për vendasit. Barça mbetet në vendin e fundit në grup, kurse Benfica në vendin e parë me pikë të plota.
/GazetaBlic Sport


