Sporti

Juventusi e mposht Sassuolon, Zhegrova luan pak minuta, Muric pati paraqitje të mirë

01/06/2026 22:44
nga:Lorik J

Juventusi arriti një fitore vendimtare 0-3 si mysafir i Sassuolos në stadiumin Mapei në një ndeshje nga raundi i 19-të i Serie A.

Kështu, “Bianconerët” rifituan vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa Sassuolo janë të 11-tët me 23 pikë.

Muharemovic realizoi autogol, teksa Miretti e David e vendosën rezultatin final 0-3.

Aro Muric kishte paraqitje të mirë në portën e Sassuolos, duke shpëtuar disa gola të sigurt, teksa Zhegrova u aktivizua krejt në fund, në minutën e 89’të të duelit.

/GazetaBlic Sport