Sporti

Juventusi dhe Milani ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A

10/05/2025 22:47
nga:Lorik J

Ka përfunduar ndeshja mes Juventusit dhe Milanit me rezultatin e barabartë, në javën e gjashtë në Serie A.

Dy skuadrat patën raste të mira shënimi në dy pjesët.

Sidomos Milani, ku me Christian Pulisic humbi një penallti.

Pulisic gjuajti mbi portë, dhe nuk arriti të shënonte.

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova nuk pati minuta në këtë përballje.

Milan me një pikë shkon në kuotën e 13 pikëve, kurse “Zonja e Vjetër” me 12 pikë.