Sporti

Juventusi dhe Fiorentina duelojnë për finalen e madhe, kërkojnë përballjen me Interin

04/20/2022 09:36
nga:Mergim Rreci

Juventus pret Fiorentinën sonte në “Allianz Stadium” në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0 me 1 në të mirë të “Zonjës së Vjetër”, përcjell GazetaBlic Sport.

Ekziston një rivalitet i thellë dhe i madh mes këtyre dy klubeve, sidomos tashmë është thelluar pas transferimit të Vlahovic nga Fiorentina tek Juventus.

Megjithatë, Juve ka avantazhin e qartë për shkak të vlerës shtesë që i bashkangjitet golave ​​si mysafirë në këtë kompeticion. Skuadra që e kalon këtë raund në finale do të përballet me Interin e Simone Inzaghit.

Ky takim luhet në ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/