Sporti

Juventusi dërgon Di Gregorion në Premier League

08/25/2026 12:44
nga:L J

Bournemouth ka përfunduar transferimin e portierit Michele Di Gregorio, i cili vjen në huazim për të gjithë sezonin nga Juventusi.

Italiani 29-vjeçar u zgjodh Portieri i Vitit në Serie A me Monzën në vitin 2024.

Ai i kaloi dy sezonet e fundit si titullar te Juve, por kurrë nuk e bindi me performancën e tij.

Gjigantët e Torinos nënshkruan me Guillermo Vicario nga Tottenham, duke i lejuar Di Gregorio të transferohej në klubin e Premier League.

/GazetaBlic Sport