Sporti

Juventusi arrin marrëveshje me Sassuolon për Locatellin

08/14/2021 18:28
nga:E K

Manuel Locatelli karrierën pritet ta vazhdojë te Juventusi.

Locatelli prej kohësh e ka bërë të ditur dëshirën e tij që të kaloj te Juventusi.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë nisur që disa javë bisedimet me drejtuesit e Sassuolos për transferimin e tij.

Pas disa ofertave të refuzuara duket që më në fund të dy klubet kanë rënë dakord për çmimin e tij.

Sipas ‘Tuttosport’,’Bianconerët’ kanë rënë dakord të paguajnë 35 milionë euro për blerjen e mesfushorit.

Gjithnjë sipas gazetës italiane, italiani pritet që së shpejti të përfundojë kalimin te gjiganti i Serie A.