Sporti

Juventusi afër shkarkimit të Igor Tudorit, njoftimi pritet së shpejt

10/27/2025 12:57
nga:G B

Igor Tudor do të shkarkohet nga posti i tij si trajner i Juventusit, kështu ka raportuar La Gazzetta dello Sport.

Ky vendim vjen pas një serie dështimesh të ekipit, përfshirë humbjen e fundit ndaj Lacios në Serie A.

Vendimi për shkarkimin e Tudorit vjen vetëm disa muaj pasi ai u emërua në krye të Juventusit.

Siç raportohet, burime pranë klubit tregojnë se kroati nuk arriti të përmbushte kriterin kryesor të vendosur në kontratën e tij që nga fillimi.

Sipas Gianluca Di Marzio, marrëveshja afatshkurtër e Tudor përfshinte një klauzolë specifike rinovimi që varej nga sigurimi i një vendi në Ligën e Kampionëve, pra përfundimi në katër vendet e para të Serie A.

Me rënien e vazhdueshme të formës së ekipit, objektivi duket gjithnjë e më i paarritshëm.