Juventus është befasuar nga Empoli në xhiron e dytë të Serie A.
Skuadra e Allegrit nuk ka arritur të marrë pikë në shtëpi, duke u mposhtur me rezultat minimal 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi, Mancuso në minutën e 21’të të takimit.
Juventus pas kësaj humbje mbetet vetëm me një pikë të grumbulluar pas dy ndeshjeve në Serie A.
Kujtojmë se në ndeshjen e parë “Zonja e Vjetër” barazoi në udhtëim ndaj Udinese me rezultat 2-2.
/GazetaBlic Sport/


