Sporti

Juventus triumfon në derbin ndaj Napolit, merr kreun në Serie A

12/08/2023 22:40
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Juventusit ka triumfuar në derbin ndaj Napolit.

‘Zonja e Vjetër’ triumfoi me rezultat 1 me 0 dhe ka kaluar në vendin e parë në Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.

Pavarësisht se dominimi ishte në anën e mysafirëve, Gatti realizoi golin e vetëm dhe i dha fitoren ‘Biankonerëve’.

Juventus është tashmë në krye të Serie A me 36 pikë, por me një ndeshje më shumë se Interi. Në anën tjetër, Napoli mbetet në vendin e pestë me 24 pikë.

/GazetaBlic Sport/

–