Sporti

Juventus triumfon ndaj Lecces, taleni Fagioli i jep fitoren “Zonjës së Vjetër”

10/29/2022 20:00
nga:Mergim Rreci

Juventus ka arritur një fitore me mjaft mund ndaj Lecces në Serie A.

Ka buzëqeshje me në fund për trajnerin Allegri, i cili ishte në qendër të kritikave pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Fagioli shënoi një gol të jashtëzakonshëm për t’i dhënë fitoren ‘Zonjës së Vjetër’, me rezultatin përfundimtar që ishte 0 me 1.

Juventus mban vendin e 6 me 22 pikë, 10 pikë larg kreut që mbahet nga Napoli.

/GazetaBlic Sport/