Sporti

Juventus triumfon me spektakël, siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Italisë

12/17/2024 22:51
nga:Mergim Rreci

Juventus ka siguruar kalimin tutje në Kupën e Italisë.

‘Zonja e Vjetër’ është tashmë e sheh veten në çerekfinale të këtij kompeticioni, pas fitores së thellë në ndeshjen e sotme ndaj Cagliarit, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 4 me 0, me bardhezinjtë që dominuan totalisht kundërshtarin dhe triumfuan me shumë meritë në këtë takim.

Vlahovic, Koopmeiners, Conceciao dhe Gonzalez shënuan golat për Juventusin, duke ‘vulosur’ përfundimisht epilogun e kësaj sfide.

Në raundin tjetër, Juventusi do të përballet me skuadrën e Empolit.

/GazetaBlic Sport/