Sipas raporteve të shumta në Itali, Paulo Dybala ka arritur një marrëveshje për të vazhduar me Juventusin, por agjenti i tij Jorge Antun është kthyer në Argjentinë dhe Max Allegri tha se klubi dhe sulmuesi “janë ende në bisedime”.
Kontrata aktuale e Dybala-s prej 7 milionë eurosh në vit skadon në fund të sezonit, por dy palët thuhet se kishin arritur një marrëveshje disa muaj më parë, me nënshkrimin e argjentinasit që konsiderohet si “e vetmja gjë që mungon” për të finalizuar marrëveshjen, përcjell GazetaBlic Sport.
“Tuttosport” dhe “Gazzetta dello Sport” janë të bindur se ndodhën disa probleme që ndikuan që dy palët të shtyjnë zyrtarizimin deri në janar.
Sulmuesi ende nuk ka nënshkruar kontratë të re dhe do jetë i lirë të bisedojë me ndonjë klub tjetër përpos të Seria A në dy javët e ardhshme, në rast që vendos të largohet nga Torino si agjent i lirë.
/GazetaBlic Sport/


