Sporti

Juventus synon transferimin e portierit të Manchester City

04/21/2026 17:33
nga:Mergim Rreci

Juventusi është duke synuar portierin e Manchester Cityt, James Trafford.

Daily Mail shkruan se Juventusi i është bashkuar skuadrave si Newcastle dhe Aston Villa që janë të interesuara për Traffordin.

Reprezentuesi anglez pritet të kërkojë një largim nga City këtë verë, pasi e kaloi sezonin si portier i dytë te City pas Gigio Donnarumma.

Trafford pranoi të kthehej te City nga Burnley verën e kaluar duke besuar se atij do t’i jepej mundësia të bëhej numri 1 i tyre.

Megjithatë, Donnarumma mbërriti menjëherë pas kësaj dhe iu dha statusi i zgjedhjes së parë nga trajneri i City-t, Pep Guardiola.

/GazetaBlic Sport/