Sporti

Juventus synon Adeyemin, por i bëhet pengesë Chelsea

07/07/2024 13:10
nga:E K

Thiago Motta është duke punuar për ndërtimin e ekipit të tij te Juventus.

Duke qenë se Federico Chiesa është duke u diskutuar për një largim të mundshëm drejt Roma-s, “Zonja e Vjetër” po mendon për një zëvendësues të denjë të italianit.

Juve është fokusuar te një lojtar shumë interesant që bëri mirë me fanellën e Borussia Dortmund sezonin e kaluar siç është Karim Adeyemi.

Megjithatë, sipas raportimeve të medieve italiane një operacion i tillë duket i vështirë për t’u realizuar, pasi për Gjermanin ka shfaqur interes të lartë edhe Chelsea.