Juventus e ka siguruar fitoren e radhës në Serie A.
‘Zonja e Vjetër’ ka triumfuar me rezultat 1 me 0 ndaj Veronas, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një gol i Moise Kean që i dha fitoren skuadrës së drejtuar nga Allegri.
Juventus ngjitet tashmë në vendin e 7-të me 44 pikë dhe i afrohet shumë zonës që dërgon në Evropë.
/GazetaBlic Sport/


