Juventus ka siguruar fitoren e radhës në Serie A.
Pas fitores ndaj Interit në javën e kaluar, “Zonja e Vjetër” triumfoi sonte ndaj Veronës, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar ishte 0 me 1, me Moise Kean që realizoi golin e vetëm në ndeshje.
Kean realizoi gol të bukur në minutën e 60-të dhe tashmë Juventus ngjitet në vendin e tretë me 28 pikë.
/GazetaBlic Sport/


