Sporti

Juventus rivalizon Arsenalin për nënshkrimin me Isak

01/02/2022 22:24
nga:E K

Juventus është gati të rivalizojë Arsenalin për nënshkrimin me yllin e Real Sociedadit, Alexander Isak gjatë afatit dimëror.

22-vjeçari vazhdon të impresionojë në La Liga, derisa këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe kontribuar me dy asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Isak nënshkroi kontratë afatgjatë me Real Sociedadin, por vazhdon të këtë spekulime për të ardhmen e lojtarit, me disa nga top klubet që kanë shprehur interesim.

Arsenal ka qenë shumë i lidhur me suedezin në javët e fundit, por “Tuttomercatoweb” raporton se ka interesim edhe nga Juventusi.

Alexandrea Lacazzette dhe Eddie Nkeitah janë pa kontratë në fundin e sezonit, derisa Pierre-Emerick Aubameyang nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit shkaku i problemeve disiplinore, sidoqoftë, tani në garë është edhe “Zonja e Vjetër” ngase me shumë gjasa do mbesin pa qendërsulmuesin Alvaro Morata që pritet të kaloi te Barcelona, andaj e shohin Isak si pasuesi adekuat.

Isak ka shënuar 40 gola dhe regjistruar shtatë asistime në 110 paraqitje për Real Sociedadin që prej kalimit nga Dortmund në vitin 2019.