Sporti

Juventus rinovon kontratën me Wojciech Szczesny

06/02/2023 09:26
nga:Mergim Rreci

Portieri Wojciech Szczesny, 33 vjeç, ka rinovuar kontratën me Juventusin.

Polaku rinovoi kontratën me skuadrën torineze edhe për një vit, deri në qershor 2025, përcjell GazetaBlic Sport.

Kontrata e mëparshme do të përfundonte në qershorin e vitit 2024, me portierin polak që shihet si garanci në portën e ‘Zonjës së Vjetër’.