Sporti

Juventus pritet t’i ofrojë kontratë të re Dybalas

08/06/2021 13:08
nga:E K

Juventus pritet të hap negociatat për rinovimin e Paulo Dybalas.

Drejtuesit e klubit do të ulen në tavolinë ditën e nesërme me agjentët e lojtarit për të arritur një marrëveshje të re bashkëpunimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Massimiliano Allegri e ka bërë të qartë që argjentinasi është në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

27 vjeçari nuk pati paraqitje të mirë sezonin e kaluar duke shënuar vetëm 4 gola në 20 paraqitje në Serie A.

/GazetaBlic Sport/