Sporti

Juventus prezanton fanellën e re për edicionin 2021/2022

05/18/2021 12:17
nga:Mergim Rreci

Juventus ka zbuluar fanellën e re për edicioni 2021-22 dhe do të veshë modelin e ri në finalen e Kupës së Italisë, kundër Atalantas të mërkurën.

Bianconerët kanë prezantuar setin e ri në për fushatën e ardhshme, të frymëzuar nga Allianz Stadium, përcjell GazetaBlic Sport.

Vija klasike me një kthesë moderne dhe shkrimi ’10 vjet në shtëpi’ në jakë, për të kujtuar përvjetorin e inaugurimit të stadiumit të Juventus.

“Zonja e Vjetër” do të veshë fanellën e re nesër dhe kundër Bolonjës në ndeshjen e fundit të sezonit të Ligës, e planifikuar për në 23 maj.