Sporti

Juventus po mendon zëvendësimin e Ronaldos, ka tre futbollistë në listë të ngushtë

08/26/2021 11:58
nga:E K

Duket se karriera e Ronaldos do të vazhdojë larg Torinos.

Ronaldo është i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm te Kampioni i Anglisë, Manchester City.

Skuadra e Juventus tashmë ka nisur të mendojë për lojtarin pasues të yllit portugez, shkruan GazetaBlic Sport.

Gazetta dello Sport” raporton se Juventus tashmë e ka bërë një listë të ngushtë me lojtarët që mund t’a zëvendësojnë atë.

Icardi, Moise Kean dhe Luka Jovic janë emrat që mund të transferohen te “Zonja e Vjetër” në rast të largimit të Ronaldos.

/GazetaBlic Sport/