Juventusi synon t’i fitojë 70 milionë euro nga shitja e dy yjeve
Klubi i madh italian, Juventusi do të kërkojë të krijojë fonde nga shitja e disa lojtarëve në afatin kalimtar të janarit dhe po ashtu edhe në merkaton verore.
“Zonja e Vjetër” kërkon t’i fitojë 70 milionë euro nga shitja e dy yjeve të skuadrës.
Bëhet fjalë për McKennie dhe Kulusevski, dy lojtarë të rinj dhe me mjaft potencial për të arritur të bëhen yje të futbollit.
Për të dy këta është i interesuar Tottenhami. Drejtori sportiv i “Spurs”, Fabio Paratici paraprakisht ka qenë drejtor i Juventusit dhe i konsideron si asete të rëndësishme dy lojtarët.
Të dy këta futbollistë vlerësohen nga Juventus me nga 35 milionë euro dhe vështirë se mund të pranojnë ndonjë ofertë nën këtë shifër.


