Sporti

Juventus po bëhet i ‘frikshëm’, vjen oferta e parë për Sanchon

08/29/2024 12:09
nga:Lorik J

Juventusi ka bërë ofertën e parë zyrtare për anësorin Jaden Sancho në huazim deri në fund të sezonit pa mundësi blerjeje, raportojnë mediat italiane.

Juventusi ka njoftuar Manchester Unitedin se synon të paguajë 7 milionë euro për ta marrë Sanchon në huazim për sezonin 2024/2025, duke paguar edhe një pjesë të pagës së tij.

Ndërsa “djajtë e kuq” duan të shesin anglezin, i cili ndiqet edhe nga Chelsea.

Nëse Jadon Sancho kalon tek ‘Zonja e Vjetër’, ai do të ishte nënshkrimi i ri i Juventusit gjatë verës pas Conceicao dhe Gonzalez, Koopmeiners, Pierre Kalulu, Thuram dhe Gregorio.

/GazetaBlic Sport