Sporti

Juventus plotëson dëshirën e Alegrit, firmos me Moratën

05/31/2021 08:33
nga:E K

Skuadra e Juventusit ka vendosur që të plotësojë dëshirën e trajnerit të ri, Massimilano Allegrit dhe do të firmos për edhe një vit me sulmuesin Alavaro Morata.

Informatën e konfirmoi edhe gazetari Fabrizio Romano, i cili raporton se Allegri ka insistuar që Morata të qëndrojë në Torino, pas një sezoni të shkëlqyeshëm.

“Zonja e Vjetër’ duhet të paguajë 10 milion euro për huazimin e ri të sulmuesit të Atletico Madridit.

Spanjolli në 44 ndeshje shënoi 20 gola dhe 12 asiste.