Raportime të shumta në Itali sugjerojnë se Juventusi po ofron Dejan Kulusevski plus 35 milionë euro para për Fiorentinën për Dusan Vlahovic në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi serb është në shënjestër edhe nga Arsenali dhe Tottenham Hotspur, por agjentët e tij e kanë bërë të qartë se zgjedhja e parë është dhe mbetet Juve, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Sky Sport Italia, Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport, Bianconerët kanë vendosur të bëjnë lëvizjen e tyre në merkaton e janarit në vend që të presin deri në verë.
Fiorentina kërkon 70 milionë euro, kështu që oferta është 35 milionë euro para të gatshme plus Kulusevski, i cili vlerësohet në 35 milionë euro në treg.
Vlahovic është golashënuesi më i mirë aktual i Serie A me 17 gola vetëm këtë sezon dhe kontrata e tij me Violën do të përfundojë në vitin 2023.
/GazetaBlic Sport/


