Sporti

Juventus nuk arrin marrëveshje me Dybalan, argjentinasi largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë

03/21/2022 14:11
nga:E K

Juventus nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së Dybala.

Fabrizio Romano raporton se palët nuk kanë arritur marrëveshje pasi nuk janë dakorduar me kushtet e kontratës së lojtarit, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari tashmë e ka ndarë mendjen që të largohet nga “Zonja e Vjetër“.

Kontrata e tij aktuale mbaron në qershor, dhe lojtari do largohet si agjent i lirë.

/GazetaBlic Sport/