Sporti

Juventus mposht Monzan, merr kreun e tabelës së Serie A

12/01/2023 22:46
nga:E K

Juventus ka arritur fitore minimale ndaj Monzas.

Zonja e Vjetër arkëtoi tre pikët e plota në transfertë duke fituar me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Rabiot ishte autori i golit të parë të këtij dueli.

Francezi gjeti golin në minutën e 12’të.

Carboni barazoi shifrat në minutën e 92’të, por Gatti riktheu shpejt avantazhin e Juves në minutën e 94’të.

Me këtë fitore Juventus merr kreun e tabelës së Serie A me 33 pikë, një më shumë se Inter që zhvillon ndeshjen e ardhshme të dielën ndaj Napolit.

/GazetaBlic Sport/