Ish trajneri Fabio Capello beson se kush humbet në ndeshjen Juventus – Milan do të jetë jashtë një pozite që dërgon në Evropë.
Juventusi dhe Milani renditen të tretët dhe të katërtit në tabelë, me Napolin vetëm dy pikë prapa në të pestin.
“Kushdo që humbet është jashtë”, tha Capello për Corriere della Sera, përcjell GazetaBlic.
“Nuk ka të bëjë vetëm me tabelën, mendoj se pasojat psikologjike të një disfate do të ishin shumë të rënda.
“Ato nuk po bëjnë mirë tani, ato janë dy skuadrat në vështirësinë më të madhe, humbja e ndeshjes direkte do të ishte një goditje” përfundoi Capello.
/GazetaBlic/


