Sporti

Juventus merr vetëm një barazim ndaj Nantes, këto janë të gjitha rezultatet e ndeshjeve në Europa League

02/16/2023 23:03
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet me fillim nga ora 21:00 në Europa League.

Juventus dhe Nantes kanë barazuar me rezultat 1 me 1 në “Allianz Stadium”, shkruan GazetaBlic Sport.

Vlahovic shënoi për italianët, kurse Blas i barazoi shifrat dhe e vendosi epilogun përfundimtar.

Sevilla e mposhti PSV me rezultat 3 me 0, kurse Monaco mori një fitore me shumë vlerë ndaj Bayer Leverkusen, 2 me 3.

Midtjylland dhe Sporting barazuan me rezultat 1 me 1.

/GazetaBlic Sport/