Sporti

Juventus merr vendimin final për Allegrin

05/16/2024 17:25
nga:E K

Juventusi fitoi Kupën e Italisë duke fituar në finale ndaj Atalantës 1:0. Finalja u luajt në një terren neutral në Romë. Juventus mbeti pa trajner në fund të fundit. Massimiliano Allegri (56) mori karton të kuq pasi u ankua te arbitri Fabio Maresca.

Për Allegrin ishte finalja e fundit në stolin e Juventusit. Prej shumë kohësh është e sigurt që eksperti italian do të largohet nga Torino, ndërsa tashmë këtë e ka konfirmuar edhe Fabrizio Romano, transmeton GazetaBlic Sport.

“Juventus dhe Allegri do të ndajnë rrugët dhe ai nuk do të jetë trajner i Juventusit nga sezoni i ardhshëm. Ky ka qenë plani që nga shkurti Juventusi vendosi të zëvendësojë Allegrin dhe kandidati i parë për stolin e Juventusit është Thiago Motta i Bolonjës.

Allegri kreu mandatin e tij të parë në pankinën e asaj skuadre nga viti 2014 deri në vitin 2019, dhe më pas u rikthye në vitin 2021. Klubi është në krizë rezultati, ka humbur primatin në Serie A dhe ndarja është në horizont sipas mediave italiane. Allegri fitoi 12 trofe si trajner i Juventusit.

/ GazetaBlic Sport.