Sporti

Juventus me ofertë për Vlahovic, 30 milionë euro plus Kulusevski

01/24/2022 15:14
nga:E K

Raportime të shumta në Itali sugjerojnë se Juventusi po ofron Dejan Kulusevski plus 30 milionë euro para për Fiorentinën për Dusan Vlahovic në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi serb është në shënjestër edhe nga Arsenali dhe Tottenham Hotspur, por agjentët e tij e kanë bërë të qartë se zgjedhja e parë është dhe mbetet Juve, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raporton “The Times“, tashmë Juventus ka ofertuar në drejtim të Fiorentinas 30 milionë euro plus Kulusevskin.

/GazetaBlic Sport/