Juventusi do të jetë pa portierin e tyre Wojciech Szczesny për ndeshjen e sotme në Serie A kundër Fiorentinës.
Reprezentuesi polak nuk është përfshirë në listën e skuadrës së Massimiliano Allegrit për takimin e sotëm në Allianz Stadium, transmeton GazetaBlic Sport.
Szczesny ka një dëmtim në brinjë, prandaj ai nuk është i disponueshëm për ndeshjen kundër toskanëve.
Moise Kean dhe Mattia De Sciglio janë gjithashtu jashtë fushës për shkak të lëndimeve.
/GazetaBlic Sport/


