Sporti

Juventus me 11 debutues në Champions League

09/17/2024 16:14
nga:Mergim Rreci

Juventus do të ketë 11 debutues në Ligën e Kampionëve dhe trajneri Thiago Motta do të regjistrojë edhe ndeshjen e tij të parë në këtë turne. Pas disa orësh, Juve do të luajë ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në pothuajse dy vjet, duke pritur PSV Eindhoven.

Siç thekson Sky Sport Italia, 11 lojtarë nga skuadra aktuale e Juves nuk kanë luajtur kurrë në kompeticionin elitar të Evropës.

Shumë prej tyre janë nënshkrime të reja si Michele Di Gregorio, i cili iu bashkua skuadrës nga Monza këtë verë, Nico Gonzalez, Douglas Luiz, Cabal dhe Adzic.

Të tjerët në pritje të debutimeve janë produkte të akademisë së klubit: Ruhi, Savona, Mbangula dhe Yildiz.

Andrea Cambiaso dhe portieri Carlo Pinzolio nuk janë paraqitur ende në kompeticionin elitar të turneve evropiane.

Thiago Motta, një ish-mesfushor i Barcelonës, PSG-së dhe Interit, e ngriti trofeun në vitin 2010 si lojtar i Nerazzurrëve, duke bërë 82 paraqitje në kompeticion.

Megjithatë, ndeshja me PSV-në do të jetë e para për të si trajner në Champions League.

/GazetaBlic Sport