Juventusi po mendon ndërprerjen e kontratës me Paul Pogba.
Francezi nuk e ka gjetur vetën akoma te “Zonja e Vjetër” që nga transferimi i tij nga Manchester United, shkruan GazetaBlic Sport.
Situata e vështirësuar te klubi italian nga dënimet për mashtrim financiar e kanë bërë klubin nga Torino të mendojnë që ta shkëpusin kontratën e mesfushorit francez, pasi ky i fundit nuk ka arritur të luajë asnjë minutë për klubin që nga kthimi i tij nga Manchester United.
Juventus gjithashtu është e gatshme të dëgjojë oferta për të nga klubet e interesuara për shërbimet e tij.
/GazetaBlic Sport/


