Sporti

Juventus konfirmon lëndimin e Mattia De Sciglio, ja sa pritet të mungojë ai

10/28/2021 17:24
nga:Mergim Rreci

Juventus konfirmon se Mattia De Sciglio ka pësuar një dëmtim të kofshës që do ta mbajë atë jashtë fushës për të paktën dhjetë ditë.

Mbrojtësi italian pësoi lëndim gjatë pjesës së parë të Juventus-Sassuolo me Alex Sandro që e zëvendësoi atë pas vetëm 11 minutash, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish-mbrojtësi i Milanit iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në mëngjes, të cilat nxorën në pah një dëmtim të kofshës.

“Mattia De Sciglio këtë mëngjes iu nënshtrua ekzaminimeve radiologjike në J|Medical që zbuluan një dëmtim të shkallës së ulët së kofshës së majtë”, thuhet në deklaratën zyrtare të Juventusit.

“Për rreth dhjetë ditë ai do të rivlerësohet përsëri.”

Juventus u stërvit mëngjesin e sotëm në Continassa pas humbjes 2-1 ndaj Sassuolos.

Bianconerët përballen me Hellas Verona në Bentegodi të shtunën.

/GazetaBlic Sport/