Sporti

Juventus kërkon Hazardin si zëvendësim të Ronaldos

08/27/2021 17:48
nga:E K

Cristiano Ronaldo tashmë mund të konsiderohet lojtar i Manchester United.

Klubi i Juventus ka pranuar një ofertë prej 25 milionë eurosh për Ronaldon, kurse ky i fundit do t’i bashkohet “Djajve të Kuq” deri në vitin 2023, përcjell GazetaBlic Sport.

Gazetari i “Corriere dello Sport“, Nicola Balice raporton se Juventus po kërkon transferimin e sulmuesit belg, Eden Hazard.

“Zonja e Vjetër” është e interesuar që t’a ofrojë lojtarin në formë huazimi.

/GazetaBlic Sport/