Juventus ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
‘Zonja e Vjetër’ triumfoi me rezultat 1 me 0 ndaj Lazios në ndeshjen e çerekfinales, shkruan GazetaBlic Sport.
Bremer shënoi gol të bukur me kokë, gol ky që i dha kalimin tutje skuadrës së drejtuar nga Allegri.
Në gjysmëfinale, Juventus do të përballet me Interin. Ndeshja e parë zhvillohet më 5 prill, kurse ndeshja e dytë me 26 të atij muaji.
Fituesi i kësaj do të përballet me Fiorentina/Cremonese në finalen e 24 majit.
/GazetaBlic Sport/


