Sporti

Juventus fiton në fund ndaj Veronës, merr kreun në Serie A

10/28/2023 22:52
nga:Mergim Rreci

Një ndeshje plot polemika dhe nerva loje ka qenë sot sfida mes Juventusit dhe Hellas Verona, ku bardhezinjtë kanë fituar me vështirësi me rezultatin 1-0.

Bardhezinjtë kanë dominuar totalisht sfidën, ku madje u janë anuluar edhe dy gola nga sistemi VAR.

Në pjesën e parë Kean shënoi në minutën e 13’, por VAR nuk e mori për bazë për shkak se ishte në pozicion të parregullt.

Në pjesën e dytë, Kean shënon përsëri dhe VAR bën detyrën sërish duke e anuluar për faull në sulm. Tentativave të tjera, Hellas Verona arriti t’u bënte rezistencë me sukses, duke u mbrojtur deri para se të vinte fërshëllima e fundit. në minutën e 97′, Cambiaso ka shënuar golin e fitores për Juventus dhe këtë herë VAR nuk mund të ndërhynte.

Rrjetet sociale kanë shpërthyer me pamjet e VAR, pasi shumë besojnë se Juventusit i është bërë padrejtësi në të dyja rastet e golave.

Me këtë fitore, Juventus pozicionohet në vendin e parë me 23 pikë, 1 më shumë se Interi, me zikaltërit të cilët ndeshen të dielën ndaj Romës.