Skuadra e Juventus ka siguruar çerekfinalen në Kupën e Italisë.
‘Zonja e Vjetër’ ka triumfuar me rezultat 6 me 1 ndaj Salernitana, shkruan GazetaBlic Sport.
Mysafirët kaluan në avantazh që në minutën e parë, por që Juventus u rikthye dhe shënoi gjashtë gola.
Në çerekfinale, Juventus do të përballet me skuadrën e Frosinone.
/GazetaBlic Sport/