Sporti

Juventus fiton lehtësisht ndaj Lazios, “Zonja e Vjetër” me një këmbë në finale të Kupës së Italisë

04/02/2024 22:56
nga:Lorik J

Skuadra e Juventusit ka triumfuar ndaj Lazios në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Juventus mposhti Lazion me rezultatin 2-0, për të marrë një fitore solide në duelin e parë, përcjell GazetaBlic Sport.

Federico Chiesa dhe Dusan Vlahovic realizuan golat për “Zonjën e Vjetër” në këtë ballafaqim.

Ndeshja e dytë e cila do të përcaktojë finalistin e madh do zhvillohet me 23 prill, pra tri javë më vonë.

/GazetaBlic Sport