Sporti

Juventus fiton dhe i “ngjitet” Milanit, Inter ndalet nga Spezia

04/21/2021 22:39
nga:L J

Skuadra e Interit ka barazuar në udhëtim ndaj Spezias në udhëtim.

Inter është ndalur nga Spezia në ndeshjen e xhiros së 32’të të Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.

Spezias shënoi golin e parë në këtë duel me anë të Farias, kurse për Inter shënoi Perisic.

Inter pozicionohet në vendin e parë me 76 pikë, 10 më shumë se Milani.

Kurse, në ndeshjen tjetër, Juventusi fitoi ndaj Parmas me rezultatin 3-1.

Parma shënoi fillimisht me Brugman, por dy golat e Alex Sandros dhe një gol i De Ligt i sollën fitoren Juventusit në këtë sfidë.

Juventusi ndodhet në vendin e tretë me 65 pikë, një pikë larg Milanit që ndodhet në vendin e dytë, kurse Parma në vendin e parafundit me 20 pikë.

/GazetaBlic Sport