Sporti

Juventus – Fiorentina, formacionet zyrtare

04/20/2022 20:00
nga:L J

Sot vendoset edhe zyrtarisht se kush do të luajë në finale të Kupës së Italisë.

Inter ka siguruar finalen pas fitores 3-0 ndaj Milanit, teksa sonte përcaktohet edhe finalisti i dytë, shkruan GazetaBlic Sport.

Juventus e mirëpret Fiorentinan me fillim nga ora 21:00 më Allianz.

Ndeshja e parë gjysmëfinale kishte përfunduar 0:1 në favor të Juventusit.

Ja formacionet zyrtare:

Juventus (4-4-2): Perin; De Sciglio, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bernardeschi, Zakaria, Danilo, Rabiot; Vlahovic, Morata.

Fiorentina (4-3-3): Terracciano; Venuti, Martinez Quarta, Igor, Biraghi; Saponara, Torreira, Duncan; Gonzalez, Cabral, Ikoné.