Juventus ka shprehur interesim për një shkëmbim të mundshëm, Icardi – Ronaldo.
Sipas “L’Equipe“, skuadra e Juventusit janë të hapur për një shkëmbim mes dy lojtarëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Pak orë më parë Ronaldo postoi një foto në Instagram me përshkrimin “Dita e Vendimit”, që mediat e cilësuan se Ronaldo po e mendon largimin nga “Zonja e Vjetër”.
Mediat franceze kanë raportuar se tashmë Allegri ka kontaktuar me përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas, dhe mbetet të shihet nëse do të ndodhë shkëmbimi i lojtarëve.
/GazetaBlic Sport/


