Sporti

Juventus e bën një lëvizje sensacionale për Kroosin

02/15/2024 15:05
nga:E K

Juventusi është duke e konsideruar një lëvizje sensacionale për veteranin e Real Madridit, Toni Kroos.

“Bianconeri” do të mundohen ta transferojnë mesfushorin gjerman gjatë verës që vjen, njofton mediumi italian “La Stampa”.

Kontrata e ish-futbollistit të Bayern Munichut me “Los Blancos” do të përfundojë në fillim të korrikut dhe deri tash nuk ka pasur lajme rreth vazhdimit eventual të saj.

Juve me gjasë do të mundohet ta transferojë Kroosin si lojtar të lirë, ndërsa opsion tjetër i “Zonjës së Vjetër” mbetet Jorginho i Arsenalit, të cilin e pëlqente që nga koha kur përfaqësuesi italian luante në Itali me Napolin.

Kroos pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” pasi madrilenët preferojnë t’ua japin rastin lojtarëve të rinj nga edicioni i ardhshëm.

Krahas gjermanit, valixhet gati për t’u larguar nga Madridi i ka bërë edhe veterani tjetër i mesfushës së suksesshme madrilene, Luka Modric.

Dyshja ka fituar gjithçka të mundshme në Madrid.