Sporti

Juventus dhe Napoli ndajnë pikët, përfundon derbi në Serie A

01/06/2022 22:38
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja Juventus – Napoli.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Mertens shënoi golin e avantazhit për Napolin në pjesën e parë, por me të filluar pjesa e dytë, Chiesa barazoi shifrat.

Ishte një ndeshje interesante me të dy skuadrat që treguan shumë në fushë, por në fund u kënaqen me nga një pikë.

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani luajti 90 minuta në këtë takim dhe ishte në mesin e më të mirëve.

Pas këtij takimi kjo është renditja tabelare e dy skuadrave në Serie A.

/GazetaBlic Sport/